Connect with us

Lajme

Korrupsioni shqyrton rastin “Eurostandard”, nuk ka përgjegjësi penale për Angellovskën

Publikuar

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk përcakton përgjegjësi penale për ministren e financave, Nina Angellovska, në rastin e falimentimit të Bankës “Eurostandard”, por nga aspekti etik çështjen e ngre në një shkallë të lartë. Angellovska, sipas kreut të Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska, për shkak të pozitës së saj si ministre, ka disponuar me të gjitha informacionet lidhur me tregun financiar dhe atë bankar dhe kjo e ka vënë në avantazh në raport me depozituesit e tjerë të bankës. Ajo shtoi se vendimi është bazuar në të gjithë dokumentacionin e marrë nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore.

“Pas marrjes së detyrës, ministrja e financave, sipas detyrës zyrtare, disponon me informacionet dhe të dhënat për lëvizjet në tregjet bankare dhe financiare dhe kishte mundësinë të zbulonte të dhënat që lidhen me bankën, ku ajo është klient, e të cilat nuk ishin të disponueshme për depozituesit e tjerë në atë bankë. Këto të dhëna mund të kishin ndikuar në vendimin e saj në lidhje me depozitimin në atë bankë, gjë që i dha asaj një avantazh ndaj depozituesve të tjerë në bankë. Prandaj si përfundim mund të them se ne nuk përcaktojmë përgjegjësi penale por për shkak të aspektit etik çështjen e ngrisim në nivel të lartë.”,- tha kryetarja e KSHPPK-së, Biljana Ivanovska, përcjell TVM2.

Ivanovska nënvizoi se Qeveria, me rekomandimin e GREKO-s, ka miratuar një kod etik, i cili përcakton që anëtarët e qeverisë dhe mbajtësit e posteve publike duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë respektimit të Ligjit për konfliktin e interesit, por edhe të shmangin dyshimet për ekzistencën konflikti i interesit. Ivanovska gjithashtu tha se nuk do të ndalet së kërkuari që të miratohet ligj që përcakton prejardhjen e pasurisë së funksionarëve.

Maqedoni9 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri39 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK