Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Maqedoni/ 2 viktima, 108 raste të reja, 112 të shëruar

Publikuar

Dy pacientë nga Kumanova (64 dhe 72 vjeç) kanë humbur betejën me Covid 19 në 24 orët e fundt në vend. Nga 1,902 teste të kryera, janë regjistruar 108 raste të reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup që edhe sot kryeson listën e të infektuarve me 45 pacientë të rinj. Në qytete të tjera janë regjistruar në Kumanovë 18, Shtip 11, Gostivar 9, Strugë, Delçevë dhe Veles nga 4, Shën Nikole dhe Prilep nga 3, Tetovë, Vinicë dhe Strumicë nga 2 dhe në Dibër 1 rast i ri.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 112 pacientë të shëruar. prej tyre, në Shkup 32, Shtip 20, Kërçovë 12, Gostivar 11 Shën Nikole 9, Makedonski Brod 8, Manastir 5, Tetovë dhe Prilep nga 4, Veles 3, Kocan 2, Dibër dhe Demir Hisar nga 1 pacient të shëruar. Deri më tani, në total janë kryer 130.840 teste të covid-19 në vend. Sot nuk janë bërë testime në kuadër të skriningut. Numri i përgjithshëm i pasoientëve të diagnostikuar si pozitivë me Covid 19 në vend, që nga fillimi i epidemisë është 13.076, nga të cilat 9,625 janë shëruar, 551 kanë vdekur dhe 2900 raste janë aktualisht aktivë.

NA NDIQ NË FACEBOOK