Connect with us

Kosovë

Konjufca dhe Bajqinovci rrekizojnë të gjobiten, mbajnë maskën në mjekërr dhe bërryl

Publikuar

Glauk Konjufca e Mefail Bajqinovci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po përfillin ligjet e Republikës së Kosovës.

Bajqinovci, ka postuar në Instagram një fotografi të dy zyrtarëve të VV-së ku shihen se janë në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujeves.

Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk e kishte të vendosur maskën në mënyrën e duhur, transmeton lajmi.net.

Konjufca e mbante në mjekërr kurse Bajqinovci në bërryl të dorës.

Në mbledhjen e 13 korrikut të Qeverisë së Kosovës, u mor vendim që mbajtja e maskave mbrojtëse të jetë obligative për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa ditë më parë hyri në fuqi edhe ligji i cili parasheh se të gjithë personat që nuk mbajnë maskë, dënohen me 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24, pika 5 të këtij Ligji.

NA NDIQ NË FACEBOOK