Connect with us

Sport

Konferenca e Bernard Challandes: Këto ndeshje të na shërbejnë për Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Ai ka foluar para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve, që Kosova i zhvillon ndaj Moldavisë (3 shtator) dhe Greqisë (6 shtator).

Në konferencë ndodhen edhe drejtuesit e FFK-së, presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Detajet nga konferenca:

  • Bernard Challandes: “Shpresoj të jem trajner më i mirë se sa biznesmen (qesh). Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimin me FFK. Gjëja më e rëndësishme për mua është futbolli dhe vazhdimi i bashkëpunimit me këta lojtarë. Ne duhet të kemi durim, jemi ekip i ri dhe duhet të ngritemi ngadalë”.
  • Për ndeshjet, Challandes: “Ne do të luajmë me Greqinë në Prishtinë dhe puna ime është të mësojë ekipin. E dimë që Greqia ka lojtarë të famshëm. E kemi një lojtar të keq, “karantina”, dhe ne na duhet të flasim për këtë karantinimin, uroj të mos flasim për ndeshjet tjera për të. Përkufizimi i kësaj tregon se çfarë vështirësish kemi në këtë grumbullim, uroj të na shërbej për t’u përgatitur edhe për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Fillimisht kemi dy ndeshje, ku duhet të ndërtojmë ekipin së pari për takimin me Moldavinë e pastaj me Greqinë”.
  • “Nuk është e lehtë të kombinosh ekipin për këto ndeshje. Kemi lojtarë që nuk kanë luajtur shumë, lojtarë që kanë luajtur dhe disa që po transferohen në klube. Nuk mund të përdorim lojtarët që sapo kanë filluar përgatitjet në të dy ndeshjet. Ndoshta për ju gazetarët do të jetë e vështirë ta kuptoni këtë dhe formacionin”.
  • A do të kemi diell për Kosovën?
  • “Është një periudhë e vështirë. Edhe mua në Zvicër do të më duhet të karantinohem. Uroj të kemi diell edhe për ne”.
  • A do të ketë ndryshime nga lista e publikuar?
  • “E kemi një situatë të dyfishtë dhe i kemi dy ndeshje. Disa lojtarë do të jenë me Moldavinë, pastaj jo me Greqinë shkaku i karantinimit. Nuk dua të flasë me emra…
  • Sa do të ndikojnë këto probleme në këto dy ndeshje dhe cili është synimi i Kosovës në Ligën e Kombeve?
  • “Situata nuk është e lehtë. Kjo nuk është vetëm për ne. Kemi lojtarë të kampionateve të ndryshme. Për ta nuk do të jetë e lehtë, duhet të adaptohen. Sa i përket Ligës së Kombeve nuk është e njëjtë si ajo para Evropianit. Qëllimi ynë është që të rritemi përmes Ligës së Komveve dhe këto ndeshje do të jenë përgatitje për barazhinë me Maqedoninë e Veriut. Ne kemi bërë progres në këtë ligë dhe unë do të kërkoj nga lojtarët të rrisim progresin edhe ndaj këtyre kombëtareve. Lojtarët duhet të japin më të mirën për kombëtaren”.
  • Si është situata me portierë, të cilët nuk po kanë minutazh dhe e kemi Visar Bekajn e transferuar tek Tirana. A mund ta kemi Bekajn në fushë?
  • “Situata është e njëjtë siç ishte më herët. Nuk është shumë e rëndësishme kush ka luajtur, ne e shikojmë potencialin e tyre. Do të ishte më mirë t’i kishim çdo javë duke luajtur 90 minuta. Do të shikojmë se cila është zgjidhja më e mirë për ne. Është mirë që Bekaj ka bërë këtë transferim…”
  • Ju jeni trajner me eksperiencë rreth 40 vjeçare. Dje është shkruar në media se ju keni dyshime nëse do ta vazhdoni kontratën derisa Agim Ademi të jetë kryetar. A është e vërtetë?
  • E pamundur, e pamundur, jo, jo. Kryetar është Agim Ademi dhe unë me të kam nënshkruar. Mund të ndërrohet kryetari apo sekretari, por unë nuk e shikoj këtë. Unë kam dashur të vazhdoj punën me këtë ekip. Unë nuk jam budall të largohem dhe ta shikoj Kosovën në Evropian nga televizori. Dua të kem një kryetar që më mbështet mua dhe ekipin”.

NA NDIQ NË FACEBOOK