Sport
Kompany tërhiqet për herë të dytë nga futbolli, sërish rikthehet në rolin e trajnerit

Legjenda e Manchester Cityt, 34 vjeç, mori detyrën si lojtar-menaxher i Anderlecht verën e kaluar.
Sidoqoftë, ai u tërhoq nga detyrat e tij menaxheriale pasi gjigantët belgë shënuan fillimin e tyre më të keq në një sezon që nga viti 1998-99, transmeton lajmi.net.
Frank Vercauteren erdhi si trajner kryesor, por pati një marrëdhënie të ftohtë me Kompany, sipas raporteve lokale.
Vercauteren tani është larguar nga Anderlecht.
Kompany do të marrë përsipër si trajner edhe një herë, pasi ai synon të sjellë një skuadër të stilit Pep Guardiola.
Anderlecht do të lëshojë një deklaratë në orën 18:00 për të shpjeguar situatën. /Lajmi.net/





















