Connect with us

Sport

Koeman nuk humb kohë, gjen përforcimin e parë te Barcelona

Publikuar

Donny van de Beek, mesfushor i Ajax Amsterdamit mund të jetë përforcim i ri i Barcelonës.

“Le10Sport” raporton se ai është dëshira e parë e Ronald Koemanit si trajner i ri i gjigantit katalan, transmeton lajmi.net.

Strategu holandez pritet të emërohet së shpejti në krye të Barcelonës dhe menjëherë do të krijojë listën e objektivave për transferim në Camp Nou.

Van de Beek deri vonë ishte objektiv i Real Madridit derisa Ajax kërkonte 70 milionë euro për shitjen e tij në gusht të vitit 2019. /Lajmi.net/