Connect with us

Lajme

Koalicioni ASH-AAA apel BDI-së: O bëjeni kryeministër Naser Zyberin, o ikni në opozitë!

Publikuar

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar ose jozyrtar me temë pjesëmarrjen në qeveri, thotë deputeti i koalicionit, Skender Rexhepi.

“As nuk do të bisedojmë, para se fituesi legal por jolegjitim i zgjedhjeve në kampin shqiptar, pra BDI-ja, ta konsumojë të drejtën e saj për t’u bërë pjesë e qeverisë” deklaroi Rexhepi.

Ai tha se “ka përfunduar koha kur partitë shqiptare shtyheshin në derën e qeverisë se kush do të hyjë më parë në të e duke ia ulur pazarin njëri-tjetrit”.

Edhe pse sipas Rexehpit koaliconi “Tash është koha” është fituesi legjitim i zgjedhjeve të 15 korrikut në kampin shqiptar, megjithatë ai thotë se koalicioni “nuk do të hyjnë në negociata deri sa BDI ta përmbushë premtimin e vetëm të saj për ta bërë Naser Zyberin kryeministër”.

“Nëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut vjen një propozim  për kabinet qeveritar ku Naser Zyberi do të jetë kandidat për kryeministër, ne me 12 deputetët tanë të koalicionit do të votojmë “për”, por nëse BDI nuk arrin ta realizojë këtë zotim për të cilin e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë që ndryshe të marrë pjesë në qeveri, prandaj vendi i saj do të mbetet në opozitë”, tha Rexhepi.

Këto qartësime të koalicionit “Tash është koha” vijnë një ditë pasi koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga Zoran Zaev, nga Presidenti i vendit mori mandatin për formim të qeverisë.

Dy ditë më parë Zaev u takua me kreun e Alternativës, Afrim Gashi në një lokal në dalje të Shkupit, por palët më pas thanë se takimi ishte thjesht miqësor dhe se nuk kanë folur për koalicion të mundshëm.

Nga e hëna po rrjedhin bisedimet mes kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti. Palët thonë se ka hapa të mirë drejt marrëveshjes, por nuk e fshehin faktin se kanë edhe pengesa që nuk po i lejojnë të arrijnë deri tek një epilog. Nga ajo që është mësuar deri më tani, çështja e kryeministrit shqiptar dhe modalitetet e marrjes së këtij funskioni, janë tema për të cilën Zaev e Ahmeti nuk po arrijnë dot marrëveshje./TV21

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK