Connect with us

Sport

Klubet e Premierligës votojnë kundër lejimit të pesë zëvendësimeve për sezonin e ri

Publikuar

Rregulli u soll kur sezoni 2019/20 rifilloi në qershor, pasi ishte ndalur për tre muaj për shkak të pandemisë koronavirus.

Për sezonin e ardhshëm, ligë do të kthehet në rregullim e moçëm – me tre zëvendësime të lejuara, përcjell lajmi.net.

Lojtarët në bankën rezervë do të jenë shtatë.

Kujtojmë që Chelsea kërkoi që pesë zëvendësimet të lejoheshin edhe për sezonin e ri, ku u mbështet nga klubet e mëdha në Angli – por ishin ato të voglat që nuk e pranuan një gjë të tillë.

Për të ndryshuar një rregull në Premierligë duhen së paku 14 vota, të cilat ekipet e mëdha dështuan t’i merrnin. /Lajmi.net/