Connect with us

Lajme

Klinika për Nefrologji: Për tre vjet janë kryer 55 transplatime të veshkave nga të cilat 10 nga dhurues të vdekur

Publikuar

me

Në Klinikën Universitare për Nefrologji nga viti 2017, e deri më tani janë kryer 55 transplantime të veshkave. Nga numri i përgjithshëm, nga dhurues të vdekur janë kryer 10 transplantime, me çka 10 pacientë kanë marrë veshkë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sivjet, para fillimit të pandemisë së Kovid-19 janë kryer katër transplantime nga dhurues i gjallë. Në muajin maj gjatë pandemisë është kryer transplantimi i parë kadaverik nga i cili organe kanë marrë dy pacientë . Gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme ekipet e Klinikave për nefrologji dhe urologji kanë kryer dy transplantime kadaverike – dy pacientë kanë marrë veshkë. Me transplantimin e veshkave, pacientët më nuk shkojnë në dializë dhe cilësia e jetës dukshëm u përmirësohet, qëndron në kumtesë. 

.

MË TË LEXUARAT