Sport
KFF Mitrovica prezanton dy transferime nga Afrika e Jugut

Skuadra mitrovicase që drejtohet nga Seidi Onbashi ka prezantuar dy përforcime të reja.
Bëhet fjalë për dy futbollistet nga Afrika e Jugut, mbrojtësen Zaniele Portia Nhlapho dhe sulmuesen Andisiwe Mgcoyi.
Edicionin e kaluar, të dy futbollistet ishin pjesë e Apollonisë së Fierit.
Ndryshe, së shpejti, KFF Mitrovica ka paralajmëruar edhe transferime tjera për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.
KFF Mitrovica e fitoi titullin e kampionit në futbollin e femrave edicionin e kaluar. /Lajmi.net/




















