Sport
KF Llapi vazhdon me transferime, prezanton futbollistin e radhës

Skuadra nga ‘Zahir Pajaziti’ përmes faqes së klubit ka njoftuar transferimin e mesfushorit të krahut të majtë, Edon Sadriu.
Sadriu është 23 vjeçar, dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ferizajit.
Njoftimi i KF Llapit:
Zyrtare: Edon Sadriu nënshkruan për 2 vite me Llapin
Mesfushori i majtë bëhet pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme
Podujevë, 4 gusht 2020 – KF Llapi ka vazhduar me përforcime në repartet të cilat ka pasur nevojë për tu përforcuar, andaj nga sot Edon Sadriu është pjesë e klubit.
Edon Sadriu është 23 vjeçar i lindur më 20.05.1997 në Slivovë. Është mesfushor i krahut të majtë. Në sezonin e fundit u paraqit për Ferizajn në 16 ndeshje duke realizuar edhe 2 gola. Në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit.
/Lajmi.net/






















