Connect with us

Lajme

Këta ishin 23 deputetët shqiptarë në Parlamentin e parë pluralist në Maqedoni

Publikuar

Sot është konstituuar përbërja e dhjetë e Kuvendit të Maqedonisë, kurse profesori Xheladin Murati na ka risjellur në kujtim 23 deputetët shqiptarë të përbërjes së parë të Kuvendit pluralist në Maqedoni. Murati, nënkryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, ka risjellur emrat e 23 deputetëve të parë të Kuvendit të konstituuar më 8 janar të vitit 1991.

Në këtë përbërje 17 deputetë ishin zgjedhur si kandidatë të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), një deputet si kandidat i Partisë Demokratike Popullore (PDP) dhe 5 kandidatë të përbashkët të PPD-së dhe PDP-së, gjë që e mundësonte sistemi i atëhershëm zgjedhor i shumicë, shkruan Gazeta Lajm

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të profesorit Xheladin Murati me emrat e deputetëve të parë, të radhitur në foto sipas alfabetit.

Më 8 janar 1991 u bë konstituimi i parlamentit të parë pluralist shumëpartiak (legjislatura e parë) me të cilën iu hap rruga demokracisë kundrejt komunizmit në Maqedoni.
Ishte një datë historike e fillimit të mbarësisë për shqiptarët e RMV-së për t’u çliruar nga komunizmi i egër.

Në këtë përbërje të parë të parlamentit pluralist morrë pjesë 23 deputet shqiptar nga PPD-ja dhe PP. Këto 23 zëra elaboruan me përkushtim çështjen shqiptare në Maqedoni, përgatitën dokumente, projekte, ligje, propozime me të cilat e njohtuan opinionin e gjerë evropian dhe më gjerë për statusin dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

23 zërat e demokracisë ishin:

Nga Tetova: Xheladin Murati, Vebi Xhemaili, Muhamet Halili, Avdi Murtezani, Hamit Aliu dhe Abdurahman Aliti.
2.Nga Shkupi: Eshref Aliu, Naser Ziberi, Naif Mustafa, Shaban Prevalla, Ismet Ramadani, Asllan Selmani, Agim Fazliu.
3.Nga Gostivari: Neim Selmani, Xhelil Tairi, Sejfedin Haruni, Nexhadin Xhaferi, Zudi Emini dhe Ferid Sadiku.
4.Nga Dibra: Gazmend Ajdaraga,
5.Nga Struga: Mersim Pollozhani,
6.Nga Kërçova: Olloman Sulejmani,
7.Nga Kumanova: Hisni Shaqiri.

Foto:

.

Maqedoni2 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni2 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Lajme2 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni4 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri9 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë1 hour ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED2 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK