Connect with us

Kosovë

Këshilltari i ish kryeministrit Kurti shkon në Shëngjin: Befasohet por tregohet enigmatik

Publikuar

Një ndër ish këshilltarët më të njohur të ish kryeministrit Kurti, Driton Tali, ka njoftuar në Facebook se është nisur drejt Shëngjinit ndërsa në pjesën tjetër të statusit është treguar paksa enigmatik.

Ai lë të kuptohet se është nisur në Shëngjin me paragjykime negative për këtë vend bregdetar Mirëpo, ai thotë të jetë befasuar nga ajo me të cilën është ballafaquar atje.

“Nuk thuhet kot: paragjykimi osht injorancë” – shkruan z.Tali, përcjell Periskopi. Nuk dihet nëse Tali ka shkuar në Shëngjin për pushime apo për ndonjë punë të caktuar. Kohët e fundit, Tali ka qenë një ndër zërat më të ashpër opozitarë ndaj Qeverisë Hoti dhe kundërshtarëve të tjerë politikë. /Periskopi

Statusi i plotë:

Koxha me pritesë erdha sot në Shingjin. U befasova për t’mirë. Nuk thuhet kot: paragjykimi osht injorancë!

NA NDIQ NË FACEBOOK