Kosovë
Këshilltari i ish-kryeministrit Kurti qorton historianët: Ma teshët, s’kishte Perandori Bizantine

Një ndër ish këshilltarët më të zëshëm në kabinetin e ish kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali, i është kthyer postimeve në Facebook pas një periudhe të shkurtër pushimi. Kësaj here ai i ka dalë kundër historiografisë botërore duke pretenduar që Perandoria Bizantine nuk ka ekzistuar.
Ai kërkon që Perandorisë Bizantine, historianët shqiptarë t’i referoheshin si “perandoria romake” duke iu thënë edhe “ma teshët” në formë fyese.
“Historianë e intelektualë shqiptarë mos e përdornin termin Bizant (Perandori Bizante, Kishë Ortodokse Bizante e blla blla blla) se ma teshët.” – shkruan ai.
Në fakt, ky term është përdorur pas përfundimit të saj – megjithëse banorët e saj e kishin quajtur veten romakë.
Sidoqoftë, historianët botërorë i referohen si Perandori Bizantine ose Bizant, e po ashtu edhe Perandori Romake e Lindjes për ta dalluar nga Perandoria Romake e dikurshme në histori, shkruan Periskopi.
Statusi i plotë:
S’kishte Bizant o shqiptarë por Perandori Romake – merrni vesh!!!
Ja p.sh., Mehmet Fatihu kur e pushtoi Konstadinopojën vetën e kurorizoi në “Kayser-i Rüm” (apo edhe Qaysar-i Rum).
Pra jo në Kayser-i Bizans (İmparatorluğu)
Greqia s’ka patur kurrë cezarë por veç Perandoria Romake kishte!
Historianë e intelektualë shqiptarë mos e përdornin termin Bizant (Perandori Bizante, Kishë Ortodokse Bizante e blla blla blla) se ma teshët.
Jeni ka çoni ujë në mulli të huaj.





















