Sport
Katër ndeshje interesante luhen sot në Ligën e Evropës

Sigurisht që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Sevillas dhe Romës, ku të dy skuadrat do të kërkojnë çerekfinalen, në përballjen që fillon nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
Kjo është e vetmja ndeshja e ditës së sotme që fituesi përcaktohet pas një përballjeje, dhe atë në terren neutral.
Ndeshja mes Sevillas dhe Romës luhet ë Duisburg të Gjermanisë.
Tri ndeshjet tjera, janë sfida kthyese, dhe përballjet e para ishin zhvilluar para pezullimit të futbollit.
Ndeshjet që luhen sot në Ligën e Evropës:
Bayer Leverkusen – Rangers
Sevilla – Roma
Basel – Eintracht Frankfurt
Wolves – Olympiacos
/Lajmi.net/






















