Sport
Kaos te Barcelona, Umtiti thyen karantinën dhe nuk shfaqet për testet PCR

Francezi nuk u paraqit me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit përpara fillimit të para-sezonit të hënën.
Sipas COPE, mbrojtësi shpjegoi se ai ishte në karantinë në shtëpi. Umtiti doli pozitiv për koronavirus në 14 korrik.
COPE gjithashtu ka raportuar, përmes dëshmitarëve të ndryshëm, se Umtiti mbërriti në Barcelonë të dielën pasdite në një avion privat, dhe më pas theu rregullat e karantinimit.
Sido që të jetë, nuk është një situatë e mirë për qendërmbrojtësin, i cili nuk ka luajtur rregullisht për katalanasit për disa sezone tani. /Lajmi.net/





















