Sport
Kaos në futbollin e Shqipërisë, skuadrat do bojktojnë kampionatin nëse nuk plotësohen këto katër kushte

Ky vendim vjen sepse sipas Ligës Profesioniste Qeveria nuk ka mbajtur premtimet për zgjidhjen e problemeve të klubeve.
Në këtë situatë kërkohet nga qeveria:
1. Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.
2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.























