Connect with us

Sport

Juventus publikon fotografi nga stërvitja e parë e Pirlos

Publikuar

Trajneri i ri, mbajti stërvitjen e parë me skuadrën në terrenin Continassa në Torino, shkruan lajmi.net.

Cristiano Romaldo, i cili arriti mbrëmë në Torino, mori pjesë në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

De Ligt, i cili kishte një operacion në shpatullën e tij, e po ashtu edhe Dybala, që është duke u rehabilituar nga lëndimi, nuk morën pjesë në stërvitje.

Pirlo ishte i shoqëruar nga stafi i tij, përfshirë ndihmës trajnerin, Igor Tudor.

Skuadra punonte në grupe të vogla, sipas protokollit mjekësor, duke u përqëndruar kryesisht në ushtrime atletike./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK