Connect with us

Religjion

Jini falënderues në gjëra të thjeshta

Publikuar

më

Një herë shkoi një njeri tek një i urtë dhe iu ankua për
varfërinë e tij. I urti e pyeti: “A e kishe shitur shikimin tënd për 100
mijë monedha ari?” Njeriu i thotë jo. I urti sërish vazhdoi: “A e kishe shitur
të dëgjuarit tënd për 100 mijë monedha ari?” Njeriu sërish thotë jo. Mandej i
urti vazhdon ta pyes për duart, këmbët, shëndetin shpirtëror dhe të gjitha
pjesë t e trupit. Çdo herë njeriu përgjigjet negativisht. Atëherë i urti i
thotë që pasurinë e tij e vlerëson në disa milionë monedha ari.”

Mandej i thotë: “Në supet tua ke një borxh të madh, sepse
pasuria yte të bën borxhli. Kur e ke ndërmend të falënderohesh? Në vend të
kësaj, ti akoma ankohesh. Krijuesi yt në të vërtetë është  Falës dhe Bujar.”

Personi i cili nuk ka brenga, është i sigurt në shtëpinë e
tij, është i shëndosh dhe kënaqet me ushqimin që posedon dhe është i kënaqur me
jetën e tij në përgjithësi.. Kënaqësitë e përditshme e kanë ëmbëlsinë e vete,
siç janë kalimi i kohës me familjen apo ushqimi i thjeshtë. Atmosfera e
këndshme vjen nga relaksimi, ndjenja e sigurisë, shëndeti i mirë që këto
kënaqësi i bën të shijojnë akoma më tepër.

Në të kundërtën, nëse dikush posedon mjaftueshëm ushqim dhe
pasuri, por jeton në frikë, nervozë dhe stres të vazhdueshëm, pasuria e atij ka
vlerë të vogël. E njëjta vlen edhe për personin të cilin e ka goditur ndonjë
sëmundje serioze fizike apo shpirtërore.

Për këtë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka
thënë: “Kush zgjohet i shëndoshë, i sigurt dhe ka furnizim për atë ditë,
sikur ta ketë tubuar pasurinë e kësaj bote.”

Bekim i madh është të kesh mjaftueshëm ushqim, veshmbathje, strehë
dhe t’i kënaqësh nevojat tua. Nuk ka asgjë të keqe deri sa mundohesh t’i
sigurosh ato gjëra në mënyrë të lejuar, sepse Allahu i shpërndanë ato mirësi
tek robërit e vet ashtu siç dëshiron. Për disa njerëz është shumë më mirë të
jenë të pasur, sepse harxhojnë për të varfërit dhe nevojtarët. Ndërsa në të
njëjtën kohë janë të nënshtruar dhe falënderues për atë që iu është dhënë.

Asnjëherë nuk duhet harruar se Allahu na dhuroi shëndet, mendje,
ushqim, pasardhës, shikim të bukur, vitalitet në rini dhe arsye të shëndoshë. Shumica
prej nesh këto gjëra i konsiderojmë si të garantuara dhe nuk i njohin si
dhuratë nga Allahu i Madhëruar, përveç atyre zemrat e të cilëve jetojnë në fe
dhe janë mirënjohës për gjërat e përditshme. I Dërguari i Allahut salAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu është i kënaqur me robin e Tij i cili i
shpreh falënderim për ushqimin dhe pijet.”

Falënderimi jonë shprehet përmes mirënjohjes së bekimeve të
shumta. Qoftë për shëndetin dhe fuqinë, sigurimin, ushqimin dhe pijet, strehën
mbi kokë, veshmbathjet dhe gjërave e tjera për një jetë normale.

“E të mbaheni fort mbi to, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë
e Zotit tuaj dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se
vetë ne këto nuk do të mund t’i kishim nën pushtet dhe ne, me siguri, do të
kthehemi te Zoti ynë!” [
EZ-ZUHRUF, 13-14]

Uji që e pimë, ajrin që e thithim, veshët me të cilët
dëgjojmë, sytë me të cilët shohim, mendjen me të  cilën rezonojmë, zemrat me të cilat ndjejmë,
të gjitha këto janë dhunti që na dhuroi Allahu, pa marrë parasysh nëse i kuptojmë
ne ato apo jo. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këto mirësi, ta falënderojmë Allahun
dhe ta evitojmë mosmirënjohjen. Kur ne jemi falënderues dhe mirënjohës për
bekimet e Tij, Ai akoma më tepër i shtonë ato. Nëse jemi mosmirënjohës, atëherë
ato mirësi largohen prej neve. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe shpalli
dhuntitë e Zotit tënd!” [
ED-DUHÂ, 11]

Një prej gjërave më të mira që mund të na dhuroj Allahu
është zemra mirënjohëse. Kështu ne jemi pamasë të nderuar meqë kemi stabilitet
në jetët tona, harmoni në familjet tona dhe qetësi në zemrat tona!

Autor: Selman el-Aude
Përktheu: Lutfi Muaremi

[[email protected]]

Shqipëri7 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme33 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme50 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme52 minutes ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme56 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme56 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport3 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë3 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

NA NDIQ NË FACEBOOK