Connect with us

Sport

Ish-ylli i NBA vdes në moshën 53-vjeçare

Publikuar

Robinson, i njohur për shiritin e tij në kokë, kaloi 19 sezone në NBA me Portland Trail Blazers, Phoenix Suns, Detroit Pistons, Golden State Warriors dhe New Jersey Nets.

Ai mori pjesë në All-Star të NBA të vitit 1994 dhe ishte dy herë në ekipin defanziv të NBA ndërsa mesatarisht shënoi 14.6 pikë dhe 4.6 kërcime në 1.380 lojëra në karrierë – i 13-ti në historinë e NBA.

Robinson gjithashtu fitoi një titull NIT në UConn, që pensionuan numrin 00 të tij në 2007.

“Familja e Basketbollit UConn vajton humbjen e një lojtari dhe personi legjendar, Clifford Robinson”, tha shkolla të Shtunën në Twitter. “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Cliff në këtë kohë të vështirë për ta”.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/


NA NDIQ NË FACEBOOK