Sport
Ish-presidenti i Real Madridit i del në mbrojtje Bartomeut

Bartomeu është në presion të madh në ‘Camp Nou’ pasi Lionel Messi i kërkoi të largohej nga Blaugranët në fund të një sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes.
Kërkesa e transferimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, pasoi humbjen poshtëruese 8-2 të Barçës ndaj Bayern Munich, përcjell lajmi.net.
“Të jesh i ulur në këtë karrige është shumë e vështirë”, i tha Calderon Stats Perform News. “Është shumë më e vështirë nga sa mund të imagjinojnë njerëzit”.
“Ka kaq shumë kritikë dhe megjithatë, kur gjërat shkojnë mirë, lavdërimi është për lojtarët dhe menaxherët. Është normale që presidenti është delja e zezë”.
“Ky është personi i cili akuzohet se nuk ka firmosur një lojtar ose nuk ka lënë një lojtar që tifozët e konsiderojnë të rëndësishëm për skuadrën të largohet. Mua nuk më pëlqen. Nuk ka shumë informata, por mendoj se Bartomeu ka qenë një president i mirë”, deklaroi spanjolli. /Lajmi.net/






















