Connect with us

Sport

Ish-lojtari i Barcelonës i bashkohet stafit të Koeman

Publikuar

Larsson, 48 vjeç, kaloi dy sezone te Barça si lojtar nga 2004 deri 2006, duke fituar dy tituj të La Liga dhe Ligës së Kampionëve.

Ish-trajneri i FC Twente dhe Hoffenheim, Alfred Schreuder, i është bashkuar gjithashtu stafit të Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.

Koeman la rolin e tij si trajner i Holandës për të pasuar Quique Setien si trajner kryesor të Barcelonës të mërkurën.

Holandezi luajti përkrah sulmuesit suedez Larsson në Feyenoord midis 1995 dhe 1997. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK