Connect with us

Uncategorized

Ish agjenti i CIA-s akuzohet se ka spiunuar për Kinën: E pranon pa dashje

Publikuar

Një veteran i Agjencisë së Inteligjencës Amerikane (CIA) është akuzuar se ka shitur sekrete amerikane te Kina pasi më pas e kishte pranuar pa dashje se kishte spiunuar te FBI.

Metoda që prokurorët thonë se u përdor për ta detyruar atë që të zbulonte natyrën e spiunazhit të tij ka vlerën e një novele spiunazhi në vetvete.

Dokumentet e gjykatës thonë se 67 vjeçari me emrin Alexander Yuk Ching Ma u akuzua për thyerjen e ligjeve të spiunazhit të ShBA-ve, shkruan NBC, përkthen Periskopi.

Prokurorët thanë që ai i ishte bashkaur CIA-s në vitin 1967 dhe më pas kishte shërbyer si zyrtar i CIA-s deri në daljen në pension në vitin 1989.

Për një pjesë të kësaj periudhe ai ishte dërguar që të punonte në Azinë Lindore dhe në rajonin e Paqësorit.

Dymbëdhjet vjet pasi doli në pension, prokurorët thanë të hënën se Ma u takua me të paktën pesë zyrtarë në Ministrinë e Sigurimit Shtetëror të Kinës në një dhomë hoteli në Hong Kong, ku kishte “zbuluar një sasi tepër të madhe të informacioneve të klasifikuara mbrojtëse” përfshirë faktet rreth organizimit të brendshëm të CIA-s, metoda për komunikimin e fshehur, dhe identitetet e zyrtarëve të CIA-s. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK