Connect with us

Sport

Interi eliminon Getafen, kalon në raundin tjetër të Ligës së Evropës

Publikuar

UEFA kishte vendosur që kjo sfidë të luhet në një stadium neutral, dhe me vetëm një ndeshje, pa pasur mundësinë e përballjes së kthimit.

Inter përgjatë 90 minutave ishte skuadër më e mirë, dhe në minutën e 33’, kaloi në epërsi 1:0, nëpërmjet Romelu Lukakut.

Getafe pati mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, por Jorge Molina në minutën e 76’ gaboi nga penalltia.

Rezultatin përfundimtar e vendosi mesfushori Christian Eriksen, që shënoi në minutën e 83’.

Në raundin tjetër Inter takohet me fituesin e sfidës Bayer Leverkusen – Rangers./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK