Connect with us

Kosovë

Inspektoriati jep detaje të reja për përleshjen e mbrëmshme të qytetarëve me policët në Ferizaj

Publikuar

Mbrëmë pas orës 21:00 në qytetin e Ferizajt, saktësisht tek qendra tregtare “Village”, ka ndodhur një përleshje mes disa qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Personat në fjalë fillimisht janë dërguar për mjekim nga policia në spital, pastaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Inspektoriti policor i Kosovës ka thënë se pas njoftimit për këtë rast kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes, dhe janë arrestuar personat në fjalë.

“Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore  dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me Prokurorinë drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjën e IKP’së.

Zëdhënesi i policisë në Rajonin e Ferizajt Agim Gashi ka ngjarjen duke theksuar se personat e arrestuar janë janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe me rastin po mirret policia rajonale dhe prokurporia.

“Mbrëmë pas orës 21:00 në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave që nuk u janë bindur organeve të rendit, dhe dy pjesëtarëve të policisë. Ata, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Personat në fjalë nuk kanë respketuar rekomandimet e qeverisë në rastin e pandemisë”, ka thënë Gashi.

Nga përleshja fizike kanë pësuar lëndime trupore edhe zyrtarët policorë të përfshirë në rast.

NA NDIQ NË FACEBOOK