Connect with us

Sport

Iniesta ka një thirrje për Barcelonën: Qëndroni të bashkuar

Publikuar

Ish mesfushori i Barcelonës ka reaguar duke bërë thirrje për unitet, në kohën kur pritet çarje e madhe te Barca.

Ndryshimet do të fillojnë nga sot, me Setien që pritet  të zyrtarizohet si i shkarkuar minutë pas minuti.

Mes gjithë kësaj, ka ardhur një thirrje nga ikona Andres Iniesta.

“Gjithmonë së bashku për të vazhduar ndërtimin e klubit më të mirë në botë”, ka shkruar Iniesta, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi një skuadër”, ka shtuar ai.

Iniesta aktualisht aktivizohet me Vissel Kobe dhe është larg ambienteve ku po zhvillohen takimet e Barcelonës. /Lajmi.net/