Connect with us

Kosovë

Infermieri kosovar jep shpresë: Po shihet drita në tunel, çdo fillim e ka edhe një fund

Publikuar

Infermieri Fitim Havolli ka publikuar disa foto nga puna në Klinikën Infektive, teksa ka dhënë shpresë për përfundimin e pandemisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se po vazhdohet me punë pavarësisht lodhjes.

Postimi i plotë:

Çdo fillim e ka edhe një fund! Drita po shihet në fund tunellit! Ne duhet të vazhdojmë fuqishëm me punë dhe angazhim,kemi përjetu lodhje,ngarkesa e sfida por ne duhe mësohemi të përballemi edhe me keto vështërsi por asnjëher të mos dorzohemi! Në vend të ankesave pune përgjegjësi dhe ide për zgjidhje dhe ndihmë njëri tjetrit!