Connect with us

Kosovë

Indi: Kolapson ndërtesa pesë katëshe, të paktën 90 persona mund të jenë mbetur brenda

Publikuar

Të paktën 90 njerëz raportohet të kenë ngelur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe që kolapsoi në jug të kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai, sipas policisë në shtetin e Maharashtras.

Ndërtesa, e cila i kishte 47 banesa, u rrënua gjatë të hënës në mbrëmje, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet shtojnë se 28 vetë ishin evakuar jashtë nga ekipet e shpëtimit dhe banorëve lokalë që u janë bashkuar operacioneve në atë qytet, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Numri i të vdekurve ende nuk dihet.

Kanalet televizive lokale kanë shfaqur pamjet e rrënojave, me banorët dhe policët që po provojnë të shpëtojnë njerëzit e ngujuar. Pamjet televizive kanë treguar të paktën një ambulancë që po largohej nga ajo zonë./Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK