Lajme
Ibishi denoncon rrahjen brutale të policisë në Kumanovë

Shenjat në fytyrë, Erxhan Ibishi thotë se i ka nga goditjet e forta, deri në alivanosje, në stacionin policorë të Kumanovë, deri sa ishte i prangosur.
Ai thotë se u rrah nga polici Stefan Mihajloviq, pa asnjë justifikim brenda hapësirave të SPB Kumanovë, të shtunën 9 gusht.
“I lidhur kam qenë me duar nga prapa dhe sa u ula edhe ai erdhi në ato momente dhe filloi të më godasë me grushte nëpër fytyrë- deklaroi Erxhan Ibishi, Personi i dëmtuar./Alsat/


















