Connect with us

Sport

Hummels: I lumtur që Sancho do të qëndrojë

Publikuar

Orëve të fundit është raportuar se Jadon Sancho do të qëndrojë te skuadra e Borussia Dortmund edhe për një tjetër sezon.

‘Bild’ shkruante se Michael Zorc ka konfirmuar rinovimin e fshehtë të marrëveshjes me anglezin.

Këtë rinovim të marrëveshjes e ka komentuar edhe qendërmbrojtësi i Dortmund, Mats Hummels.

“Ai mund të jetë lojtari që bën diferencën për ne”, ka thënë Hummels, transmeton lajmi.net.

“Jam i lumtur që ai do të qëndrojë me ne”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Man United synonte transferimin e Sancho, me Dortmund që kërkonin 120 milionë euro, por duket se situata tashmë ka ndryshuar në zyrat ‘Verdhezi’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK