Lajme
Humb jetën nga koronavirusi 28-vjeçari nga Shkodra, la pas dy fëmijë të mitur

Një 28-vjeçar i cili prej 10 ditësh ishte shtruar në spitalin COVID-2, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ai ishte futur në intubim por nuk ka arritur të fitojë betejën me këtë sëmundje. Viktima la pas dy fëmijë të mitur, ndërsa punonte si elekriçist në qytetin e Shkodrës.
OSHEE Shkodër ka bërë edhe një reagim lidhur me këtë ngjarje tragjike, duke shprehur hidhërim për ndarjen e tij nga jeta.
“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni.
Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim./abcnews.al
Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton…
Gepostet von OSHEE Rajoni Shkodër am Montag, 3. August 2020




















