Lajme
Humb betejën me COVID-19 një mjek në Shqipëri

Mjeku pneumolog në Shqipëri, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Byberaj nuk ka mundur dot të fitojë betejën e tij me virusin.
Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.
Byberaj është i mjeku i tretë që ndërron jetë si pasojë e covid, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit.
Kujtojmë se dje janë regjistruar 123 raste të reja me Covid-19 dhe 5 humbje jete, në vendin tonë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.






















