Connect with us

Kosovë

Hoti: Së shpejti do të gjejmë zgjidhje për rrugën Deçan-Plavë

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke folur  për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë,  ka thënë se kemi kulturë institucionale për të respektuar vendimet e organeve përgjegjëse.

“Por jemi këtu edhe të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe  për të ruajtur objektet kulturore, jam i bindur që gjatë javëve ne vazhdim të gjejmë zgjidhje”, tha Hoti.

Ndërsa kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se është në interes që rrugët të vazhdohet por janë të përkushtuar dhe në rrugë të mirë që të gjejnë zgjidhje sa i përket punimeve në këtë rrugë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK