Kosovë
Hoti për ndërtimin e laboratorit për coronavirus nga Serbia: Menaxhimi i pandemisë nuk bëhet ndaras

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për një laborator PCR për testimin e rasteve me coronavirus që po përgatitet ta ndërtoj Serbia në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk mund të bëhet në mënyrë të ndarë nga shtetet veç e veç.
“Menaxhimi i pandemisë nuk mundet të bëhet veç e veç, unë mendojë që duhet të bashkëpunojë, ne kemi kapacitet të limituara, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset. Ne shumë shpejt do t’i pajisim edhe qendrat rajonale me aparatura për testimin e COVID-19 ku do të katërfishojmë numrin e testeve. Duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset e nevojshme, duhet të bashkëpunojmë edhe me Serbinë që të menaxhojmë me situatën”, ka thënë Hoti në një televizion kosovar/Periskopi




















