Lajme
Hiqet emri i donatorit nga pllaka e Nënë Terezës (VIDEO)

Hiqet emri i donatorit nga Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në sheshin e Shkupit. Pllaka në të cilën ishte shkruar emri I donatorit, Enver Maliqi është hequr mesiditën e së enjtës nga dy persona, ndërsa ngjarja është filmuar nga kamera e gazetës LAJM.
Zbulimi i Pllakës përkujtimore në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, u prit me reagime të shumta pasi në të ishte shkruar edhe emri i donatorit që kishte financuar vendosjen e saj. Kritikat më të ashpra iu adresuan Drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërorë të Shqiptarëve të Maqedonisë, Skender Hasani, duke e akuzuar se po keqpërdor emrin e shenjtores shqiptare për qëllime partiake.

















