Connect with us

Kosovë

Hillary Clinton reagon pas njoftimit të Joe Biden se ka zgjedhur Kamala Harisin për zv.presidente

Publikuar

me

Ish-Sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, ka dhënë mbështetjen e plotë për kandidaten për zëvendëspresidente, Kamala Harris.

“Jam e emocionuar që e mirëpres Kamala Harris me një tiketë historike Demokratike. Ajo tashmë e ka dëshmuar veten të jetë një shërbyese dhe udhëheqëse publike e jashtëzakonshme. Dhe unë e di se ajo do të jetë një partnere e fortë e Joe Biden. Ju lutem bashkohuni me mua për ta mbështetur atë dhe për ta zgjedhur atë”, ka shkruar ajo.

Harris është partnere e kandidatit për president Joe Biden nga radhët e demokratëve. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Clinton ka qenë kandidatja e parë femër për presidente në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo garoi kundër republikanit Donald Trump dhe humbi zgjedhjet me një margjinë të vogël.

Advertisement

MË TË LEXUARAT