Sport
Heracles njofton ‘transferimin’ e Kai Havertz

Edicioni i Leverkusen në Ligën e Evropës mori fund të hënën, duke u mposhtur 2-1 nga Interi i Serie A në Dusseldorf.
Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku i kishin dhënë Inter një epërsi brenda 21 minutave, përpara se Havertz të ngushtonte rezultatin tre minuta më vonë, transmeton lajmi.net.
Talenti gjerman ka qenë shumë i lidhur me kalimin në Londër te Chelsea, dhe duket se gjithçka tashmë është finalizuar por Bosz duket se e ka marrë atë në mënyrë sportive.
“Po, unë mund të njoftoj ekskluzivisht se ai do të luajë për [skuadrën holandeze] Heracles Almelo”, tha Bosz, i cili më parë kishte qenë trajner i kësaj skuadre.
Dhe Heracles nuk ka vonuar për ta zyrtarizuar këtë transferim në rrjetet e tyre sociale. /Lajmi.net/
Welkom Kai
#AnnounceHavertz pic.twitter.com/NcCQIKqJhk
— Heracles Almelo (@HeraclesAlmelo) August 11, 2020

























