Kosovë
Haziri thotë se kandidatura e Haradinajt për president ka qenë e papritur për LDK’në

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti është befasuar nga kandidatura e Ramush Haradinajt për president.
“Për mua ka qenë zhvillim interesant sepse ne nuk kemi diskutuar për çështjen e presidentit dhe LDK’ja nuk bisedon me askënd tjetër para se me bisedu me AAK’në dhe me partnerët e saj për çështjen e presidentit. Si duket AAK e bëri një hap para të gjithëve që shprehu gatishmërinë me udhëheq me presidencën”, tha Haziri.
“Detyrimisht mendoj se një kandidaturë e tillë për mua nuk ka qenë e pritur. Nuk besoj që AAK është në rend për presidencë kësaj here. Ky është mendimi im personal’, tha Haziri.


















