Kosovë
Haziri: Qeveria Hoti po ec në këmbë të qelqit, nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Avdullah Hoti do të ketë mandat të përkohshëm në krye të qeverisë.
“Nuk jam i interesuar për pozita të përkohshme…Për mua mandati i Hotit është i përkohshëm. Mund të shkojë deri në tri vjet nëse do të ketë marrëveshje të gjerë politike. Kjo qeveri edhe më tutje po ec në këmbë të qelqit derisa nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik. Asnjë qeveri nuk mund të punojë pa pasur stabilitet politik”, tha ai në një emision debatues.






















