Sport
Hateboer pranë largimit nga Atalanta – hapen rrugët për Mërgim Vojvodën?

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka zgjuar interesimin e Atalanta, kurse raportimet e fundit rreth Hans Hateboer veçse hapin rrugë për kosovarin.
Hateboer ka konfirmuar së3 fundmi se është duke kërkuar një rrugë që e largon nga Atalanta këtë verë, përcjell lajmi.net.
“Do të ishte interesante për mua të përjetoja një eksperiencë në një vend tjetër”, ka thënë Hateboer.
Atalanta pësoi humbje ndaj PSG në çerekfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga Bergamo është gati të paguajë 4 milionë për Vojvodën, kurse Standard Liege kërkon 6 milionë. /Lajmi.net/






















