Connect with us

Lajme

Haradinaj: Unë President ose largohem nga qeveria

Publikuar

më

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të kushtëzojë LDK-në me pozitën e presidentit, në rast se këta nuk duan që të rrëzohet para kohe qeveria.

Në një intervistë për REL, Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë Avdullah Hotin nga posti i të parit të qeverisë, nëse nuk e bëjnë president.

Ai thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinaj, LDK nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.

“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK-ja.

“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.

.

Shqipëri19 minutes ago

Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Lajme1 hour ago

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani

Maqedoni3 hours ago

Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e keqpërdor VLEN-in si instrument të propagandës së vet

Shqipëri3 hours ago

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

Lajme4 hours ago

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

Maqedoni5 hours ago

Bebet prej 530 gramësh arrijnë të mbijetojnë, mjekët e Klinikës Gjinekologjike në Shkup rrëfejnë sfidat e shpëtimit

Shqipëri6 hours ago

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Lajme7 hours ago

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

Maqedoni8 hours ago

Qyteti i Shkupit ua ka mbyllur derën inspektorëve të Inspektoratit të Gjuhëve

Shqipëri8 hours ago

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Lajme9 hours ago

Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

Lajme10 hours ago

Saranda Imeri Stafai i reagon Bujar Osmanit: Ballkani i Hapur nuk kthehet më- as Ali Ahmeti e as Vuçiqi

NA NDIQ NË FACEBOOK