Connect with us

Kosovë

Hapen xhamitë e Kosovës

Publikuar

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka marr vendim për hapjen e xhamive të Kosovës për kryerjen e riteve fetare.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e xhamisë “Pavarësia”, të cilët citojnë rekomandimin e kreut të BIK-ut.

“Hapen xhamitë. Në bazë të rekomandimit të Myftiut Tërnava, njoftojmë besimtarët, se nga sot do të filloj falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë), gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid 19. #xhamiapavarësia”, ka shkruar kjo xhami.

Xhamitë u mbyllen Natën e Kurban Bajramit, ndërsa myftiu Tërnava kishte thënë se pezullimi i riteve fetare do të zgjatë deri më 10 gusht./Objektiv/

NA NDIQ NË FACEBOOK