Connect with us

Sport

Hamilton i pandalshëm edhe në Silverstone, fundi i garës me emocione të jashtëzakonshme

Publikuar

Piloti britanik arriti në shtëpinë e vetë fitoren e tretë këtë sezon, në garën që doli të jetë më e ‘çmendura’ deri tani.

Hamilton pati probleme me makinën në xhiron e fundit, por përvoja e tij e ndihmoi ta fitonte garën.

Homologu i tij te skuadra Mercedes, Valterri Bottas mbeti pa pikë vetëm dy xhiro para fundit. Finlandezi ishte për 50 xhiro në vendin e dytë, por pikërisht në momentin më dramatik ai pati probleme me makinën dhe kështu humbi shumë pozicione, duke u renditur vetëm në pozitën e 11.

Max Verstappen i Red Bull e përfundoi garën në pozitën e dytë, ndërsa Charles Leclers i Ferrari përfundoi në podium. Vettel dhuroi tjetër paraqitje zhgënjyese, duke u renditur në vendin e 10.

Hamilton
Verstappen
Leclerc
Ricciardo
Norris
Ocon
Gasly
Albon
Stroll
Vettel
Bottas
Russell
Sainz
Giovinazzi
Latifi
Grosjean
Raikkonen

Jashtë garës: Kvyat, Magnussen

Nuk filloi fare: Hulkenberg. /Lajmi.net/


NA NDIQ NË FACEBOOK