Sport
Guardiola e ‘konfirmon’ transferin e parë të Barcës sivjet

Spanjolli nuk ka mundur t’i ik pyetjeve të gazetarëve sa i përket merkatos, për afrimet dhe largimet që pritet të ndodhin te skuadra e tij.
Guardiola ka konfirmuar se Eric Garcia do të largohet nga klubi, përcjell lajmi.net.
”Eric Garcia nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me ne. Mendoj që ai do të nënshkruaj për një klub të ri”.
Mbrojtësi 19-vjeçar është i lidhur shumë me Barcelonën, dhe zyrtarizimi i tij duket çështje ditësh te skuadra katalanase. /Lajmi.net/























