Connect with us

Kosovë

Greta Thunberg kthehet në shkollë pas një viti të aktivizmit kundër ndryshimeve klimatike

Publikuar

Aktivistja mjedisore suedeze, Greta Thunberg, është kthyer në shkollë pas një viti duke bërë fushatë kundër ndryshimeve klimatike.

“Viti im mungues në shkollë ka përfunduar, dhe ndihem mirë që përfundimisht të kthehem në shkollë sërish!” – shkroi në Twitter 17 vjeçarja, duke e vendosur edhe një fotografi të vetes me një çantë shkollore.

Thunberg nuk tregoi se në cilin qytet apo cilën shkollë do të vazhdonte mësimet, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Që kur përfundoi viti i fundit shkollor në qershorin e 2019-s, udhëtimet e tinejxheres nëpër botë nënkuptonin se ajo do të vijonte mësimet në distancë.

Në vend se të shkonte në vitet e fundit të shkollimit sekondar, ajo udhëtoi përgjatë Atlantikut me një varkë që nuk ndoste mjedisin.

Destinacioni i saj i fundit ishte një konferencë për klimën e mbajtur në kryeqytetin e Kilit, Santiago. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK