Connect with us

Lajme

Gostivar, 285 të infektuar aktiv me Covid-19, SPB shqipton rreth 3 mijë dënime për mosmbajtjen e maskave

Publikuar

285 raste aktive shënohen në Komunën e Gostivarit dhe dy komunat e tjera që gravitojnë në këtë rajon, ajo e Vrapçishtit e Mavrovës dhe e Rostushës, dhe janë ndër komunat që numri i rasteve me të infektuar vazhdon të rritet. Deri më tani në tre komunat 28 të infektuar kanë ndërruar jetë. Nga shtabi i krizës bëjnë apel që institucionet dhe qytetarët të respektojnë masat, dhe konkretisht iu bëjnë thirrje personave të infektuar dhe familjarëve të tyre të mos dalin  në vende publike pasi infektojnë të tjerë.

 “Situata në Komunën e Gostivarit është ende serioze me 261 raste aktive, gjithashtu ramë në konkluzion se  të gjitha institucionet duke përfshirë edhe komunë e Gostivarit  duhet të apelojnë tek qytetarët që të jenë më të ndërgjegjshëm dhe të kenë vetëdije më të lartë duke respektuar masat dhe rekomandimet  si­ç janë mbajtja e maskës, ruajtja e distancës  si dhe mbajtja e higjienës personale dhe kolektive”, u shpreh Valbon Limani nga Shtabi i Krizës Gostivar.

Nga sektori për punë të brendshme në Gostivar vetëm gjatë ditës së djeshme për mosmbajtje të maskave janë dënuar 33 persona, ndërsa kundër 26 personave është përgatitur vendim për izolim. Në këto tre komuna në izolim gjithsej janë 344 persona nga të cilët në bazë të kontrollit të kryer nuk  është konstatuar shkelje e vendimit.

Nga muaji maj e deri më tani në Komunën e Gostivarit dënime për mosmbajtje të maskës kanë marrë 2893 persona, por edhe përkundër kësaj, Gostivari vazhdon të jetë një ndër komunat me numrin më të madh të të infektuarve nga Covid 19. Në këtë komunë dhe komunat përreth nga fillimi i pandemisë janë shëruar 272 persona.

.

Lajme3 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme52 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK