Sport
Gjimshiti reagon pas eliminimit të Atalanta nga Liga e Kampionëve

Mbrojtësi shqiptar iu afrua shumë golit në minutën e 57′, kur mund të kalonte ekipin e tij në avantazh, por nuk ia doli, për t’ia bashkëngjitur edhe golin paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje.
Në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrojtësi shkruan: “Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishimkaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithë që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër”. /Lajmi.net/























