Sport
Gjilani shënon dy gola të shpejt, në epërsi ndaj Tre Penne

Ky takim zhvillohet në “Stadio Olimpico di Serrvalle” në San Marino.
Sfida ishte paraparë të luhej dje por, Shend Kelmendi rezultoi pozitiv në testin për coronavirus, duke humbur ndeshjen dhe duke bërë që takimi të shtyhej për një ditë. Edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Jackson Ferriera do të mungojë në takimin e sotëm për shkak të kontaktit me Kelmendin.
Tre Penne ka kaluar në epërsi në minutën e 16-të përmes Nicola Gai, i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës së rrezikshme.
Gjilani ka barazuar rezultatin në minutën e 24-të, ku Darko Nikac shënoi një gol të bukur me kokë pas harkimit të Prognit.
Luca Sorrentino është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Prgonit në minutën e 43-të.
Gjilani ka kaluar për herë të parë në epërsi në minutën e 64-të pas një goli fantastik nga Fiton Hajdari, ndërsa Hila (69′) shënoi për rezultat 3:1.





















