Connect with us

Sport

Gjilani mbyll aventurën evropiane, eliminohet nga APOEL-i

Publikuar

Skuadra e Gentjan Mezanit u mposht me rezultat 0:2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në takimin e vlefshëm për raundin e parë kualifikues të LE.

Ndeshja në kohën e rregullt mbaroi pa gola, me mysafirët që humbën një penallti të dyshimtë. Al-Tammari (78’) nuk arriti të gjente portën, duke çuar ndeshjen në shtesë.

Lodhja duket se ndikoi te lojtarët e Gjilanit, të cilët pësuan dy gola në ‘extra-time’. Fillimisht, Efrem (102’) i dha epërsinë qipriotëve, para se Ndongala (116’) të vuloste gjithçka.

Megjithë eliminimin, ishte një paraqitje mjaft dinjitoze e Gjilanit, që luajti kundër një skuadër me një buxhet shumë herë më të madh. /Lajmi.net/  

NA NDIQ NË FACEBOOK