Connect with us

Sport

Gjiganti italian kërkon Chiesan

Publikuar

Kampionët e Serie A, raportohet se po planifikojnë të nisin një sulm transferimi për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa, raporton Calciomercato, përcjell lajmi.net.

Fiorentina janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që kapin 70 milionë euro për 22 vjeçarin e tyre, por, Biancoerët nuk mund ta përballojnë këtë.

Juventus po mendon të përfshijë në marrëveshje Gonzalo Higuain apo Luca Pellegrini, për të ulur çmimin e Chieas.

Federico Chiesa është një lojtar që pëlqehet nga trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo.

22 vjeçari Chiesa, është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016, dhe në 135 ndeshje ka shënuar 25 gola./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK